Deputeti PD shpërndan videon e përplasjes së Ramës me një student
Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim me stuedntët e universitetit të Vlorës, por ky takim me sa duket nuk i shkoi siç e priste për shkak të reagimit të fortë të studentëve kundër tij. FRESH-i nuk kishte punuar mirë për t’ia përzgjedhur studentët në sallë.
Përplasja e Ramës me studentët nisi që në hyrje, pasi një nga studentet i kërkoi në mënyrë kategorike që në sallë të futeshin të gjithë studentët dhe jo ata që donte Rama.
Për shkak të këtij insistimi, fërshëllimave dhe thirrjeve kundër tij, në një moment kryeministri është nervozuar së tepërmi. Me forcë ka kapur një student për ta futur në sallë, pasi ky i fundit e akuzoi se e kishte mbushur me gjimnazistë. Megjithatë nuk shquhet tamam se ç’po ndodh, porse deputeti me titra ka futur tekstin se ka thenë kryeministri se hajde se ta rregulloj unë ty.
Video e këtij momenti është publikuar në rrjetet socikale nga deputeti i PD-së Agron Shehaj. Por megjithatë takimet po i bën kryeministri, sepse fara e përçarjes u fut ndër radhët studentore.
https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/220759735483245/
Dita e 15 e protestës së studentëve
- SKANDALOZE/ Edi Rama kap për fyti studentët në Vlorë
- Manjani ironizon Ramën: Çudi, edhe në Vlorë paska pakënaqësi!
- Rama: S’dialogojnë me mua se kanë frikë se u mbush mendjen
- Nesër protesta e madhe jo vetëm për studentët
- Vazhdon protesta/ Studentët: Bojkot auditoreve deri në rrëzimin e ligjit të arsimit
- Studentja ja “mbledh” Ramës: Po apo jo, lëri llafet (VIDEO)
- Studentët vazhdojnë qëndresën para Kryeministrisë
- Ngjela: Studentët do t’ja thonë të vërtetat në sy Ramës, derisa ai të ikë…
KOHA JONË SONDAZH

