Damian Gjiknuri dhe Gledian Llatja edhe në ditën e dytë të Vitit të Ri zbresin te qytetarët
Politikë E Hënë, 2 Janar 2023 17:15
Damian Gjiknuri, sekretar i përgjithshëm i PS si dhe drejtues politik i kësaj force politike për qarkun e Elbasanit, ka postuar statusin ku thekson se Elbasani ka fat që ka kryebashkiak Gledian Llatja.
Ja se çfarë shkruan Gjiknuri:
Puna për rehabilitimin tërësor në lagjen “5 Maji” vijon pa pushim edhe në këto ditë të para të vitit 2023.
Sistemimi i plotë në Njësinë 6 të kësaj lagjeje, ku përfshihen zgjidhja e problematikës së ujërave të zeza, shtrimi me asfalt dhe pajisja me ndriçim e rrugës, janë tregues i punës së kryebashkiakut të palodhur, Gledian Llatja.
Punimet po ecin me ritme të shpejta dhe do përmbyllen plotësisht në fund të muajit shkurt.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët mësova se kjo ka qenë një kërkesë e kahershme e tyre së cilës po i jepet zgjidhje.
Pas investimeve në qytet po shtrihemi në mënyrë kapilare për transformimin e zonave informale.
Motoja jonë është punë dhe vetëm punë. Qytetarët e Elbasanit dinë ta bëjnë diferencën duke refuzuar njerëzit që kërkojnë t’i keqpërdorin për zgjidhjen e halleve të tyre politike dhe vlerësuar ata që mendojnë e punojnë përditë me përkushtim për qytetin.

KOHA JONË SONDAZH