Damian Gjiknuri prapë në zonat e Elbasanit, takime me socialistët
Politikë E Shtunë, 23 Tetor 2021 14:50
Damian Gjiknuri edhe në fundjavë vazhdon takimet me socialistët. Siç njofton vetë Gjiknuri ai ndodhet në Elbasan në një zonë administrative me emrin Tregan.
Ja se çfarë poston sekretari i Përgjithshëm i PS:
Elbasan – Takim me Asamblenë Socialiste në Njësinë Administrative Tregan.
Analiza e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit duhet bërë për çdo votë, në mënyrë që të jemi gati për zgjedhjet e radhës.
Puna në grup për analizën e rezultatit dhe ri-organizimin e partisë në çdo strukturë do jetë çelësi i suksesit në këtë Njësi dhe jo vetëm.
Jemi të vetëdijshëm që Tregani pret më shumë investime, ndaj bashkë me Bashkinë dhe deputeten e zonës do këmbëngulim që të marrim financimet e duhura për rikualifikimin e qendrës së kësaj zone që është edhe një prej destinacioneve turistike kurative të Qarkut Elbasan.
Rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve është prioriteti ynë në këtë mandat të tretë.

KOHA JONË SONDAZH