Darka e Lalzit Rama-Meta, “kumbari” Leonard Koka hyn sërish në “lojë” dhe zbulon detajin e rëndësishëm
Nard Koka vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe kumbari i takimit mes Ramës dhe Metës në vitin 2012, do të jetë i ftuar në emisionin e gazetarit Çim Peka ku ka paralajmëruar se do të tregojë detaje të reja nga takimi.
Kujtojmë që marrëveshja Rama-Meta datonte në mesin e muajit maj 2012, ku papritur Edi Rama dhe Ilir Meta u takuan në një darkë “historike” 7-orëshe në gjirin e Lalzit. Në vilë ishin vetëm 3 vetë Rama, Meta dhe Leonard Koka, një personazh i njohur në Durrës, vëllai i ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Siç duket Koka do të risjellë edhe njëherë në vëmendje këtë darkë të shumë komentuar ndërsa pritet t’i dhurojë emisionit “FAKT” pikturën e këtij takimi.
“Leonard Koka te studio e Cim Pekës: Po ndodh diça e madhe: Piktura e datës 1 Maj 2012 e darkës së Lalzit, i behet dhuratë emisionit FAKT”. Duhet të themi se është hera e parë që zbulohet “piktura” e kësaj darke por ende nuk dihet çfarë do zbulohet tjetër në këtë intervistë.
KOHA JONË SONDAZH

