FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dash Shehi i përgjigjet PD-së: Unë jam “bej”

Dash Shehi thotë se Partia Demokratike ka gabuar me etiketimin si “bej” për Koço Kokëdhimën.

Sipas tij, bejlerët nuk kanë qenë personazhe negative, siç trajtoheshin në kohën e komunizmit.

Ai thotë se tashmë duhet të bjerë konotacioni negative për bejlerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

PD ka gabuar duke përdorur në mënyrë figurative termin e bjelerëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri tani ka pasur një ide figurative që bejlerët ishin poseduesit e pronave.

Unë gjykoj që ishte e mira të mos i trajtojmë të gjithë bejlerët si të këqinj, duke iu referuar kontekstit historik.

Unë personalisht jam “bej” vetë, nëse flasim hapur për këtë çështje.

Ata janë edhe një lloj krenarie, do të thosha unë.

Nuk duhet të harrojmë se një pjesë e historisë shqiptare, edhe ajo më progresistja, është shkruar nga bejlerët.

Sepse bejlerët ishin njerëzit që dinin pak shkrim e këndim në atë kohë, ndërsa të tjerët, edhe pse jo për faj të tyre, ishin pak a shumë injorantë.

Unë mendoj se pas kaq shumë vjetësh, duhet të bjerë ky konotacion negativ.

Është e nevojshme që historinë tonë ta gjykojmë më thjeshtë dhe më me qetësi”, tha ai për gazetën Panorama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?