FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dash Shehi: Ka ikur koha e Berishës

 

Kryetari i LZhK Dashamir Shehi ka qenë shumë kritik ndaj rrolit që po luan ish kryeministri Berisha ndaj shumicës së sotme e cila sipas tij krijon një dyzim në drejtim të PD-së. "Unë gjykoj që Berisha duhet të qëndrojë në lavdinë e vet, në shenjtërinë e vet. Nëse do të bëhet interpretues, unë kam idenë që do të krijojë një mjegullnajë dhe një dyzim të pushtetit brenda PD-së dhe një mosmbyllje definitive të etapave. Pra nuk fillojmë një cikël të ri, por rrotullohemi rreth vetes".  Shehi në nje intervistë për Mapo sheh si një nga difektet më të mëdha të opozitës mbrojtjen e bilancit të së shkuarës.
"Nëse do t’u delegohet sërish kohëve të vjetra për të zgjidhur kohët e reja, unë gjykoj që kjo është një nga gabimet opozitare. Absolutisht kjo është një nga gabimet opozitare. Për të ecur përpara nuk kthehet koka pas. Nuk mund të ndërtojmë politikën e së nesërmes me njerëzit e së djeshmes. Këtu hyjmë në kontradiksion. Pra, një ndarje definitive me të kaluarën e vet, një reflektim autokritik për gabimet që ka bërë sepse vetëm kjo na jep duart e pastra, fytyrën e larë, moralin e lartë për të kërkuar për qytetarët ndryshim dhe për të qenë kritikë mbi ata që janë sot".

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?