FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dashuri PS-PD dhe duel PS-LSI

Pas përfundimit dhe arritjes së marrëveshjes mes kreut të PS-së Edi Rama dhe PD-së, Lulzim Basha, ka ndryshuar edhe shënjestra e akuzave politike. I pari që ka kthyer rrugën ka qenë deputeti Erjon Braçe.

Me një status në Facebook e tij ka shkruar se është i shqetësuar për çmimin e qepës dhe patates.

Por shqetësimi dhe akuzat e Braçes kanë gjetur reagimin e shpejtë të deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan Braçe:

Swiss Digital Mobile Reklama

Me falni, po kam nje hall “banal”, jo kaq te madh sa pushteti!! Ç’po ndodh me çmimin e patates e qepës, ministër?! Tani, në mëngjes, në Divjakë, 200 lekë të vjetra për kilogram patatja e 250 leke të vjetra për kilogram qepa!!

Ky është krim! 2 here më poshtë se kostoja çmimi i patates. 2 here më poshtë se kostoja çmimi i qepës.

Përgjigja e Përparim Spahiut:

Dhjetë herë më pak se Maqedonia, pesë herë më pak se Kosova është buxheti ynë për Bujqësinë. Asnjëherë nuk ju përgjigjët kërkesave të Ministrisë së Bujqësisë për më shumë fonde madje ky është viti historik me buxhetin më të ulët.

Po verifikojmë dëmet që shkaktoi moti në frutikulturë, Dibër e Korçë. Ju lutem si kryetar i komisionit të ekonomisë të kontribuonit maksimalisht për kompesimin total të tyre ashtu siç do kërkoja fonde shtesë për subvencionimin e fermerëve që shesin nën kosto. S’ka faje dhe zgjidhje tjetër!

Prandaj LSI, e Para pasi do 5 fishojë buxhetin për bujqësinë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?