Debat PS-PD në komisionin e vettingut, Luan Rama i këshillon: Reflektoni frymën e paktit Basha-Rama

Komisioni parlamentar ad hoc për verifikimin e kandidateve për institucionet e vettingut është mbledhur sërish sot, por mbledhja është shoqëruar me debate.

Demokrati Oerd Bylykbashi dhe socialistja Vasilika Hysi kanë artikuluar replika mes tyre në lidhje me procedurat e dëgjimit dhe të pyetjeve të aplikantëve. Me gjithë përpjekjet e kryetarit të komisionit Ulsi Manja për të rivendosur qetësinë, debati ka vazhduar edhe me ndërhyrjen e Flamur Nokës.

Ndërkohë, ka ndërhyrë kryetari i grupit parlamentar të LSI Luan Rama që iu ka kujtuar përfaqësuesve të PS dhe PD, devizën e Ilir Metës “me qetësi dhe dashuri”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ruani qetësinë dhe reflektoni edhe këtu frymën e dashurisë së marrëveshjes Basha-Rama dhe shfaquni me peërgjegjësite si aktorë në bashkëqeverisje”, tha Luan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa dje ishte deputeti demokrat Flamur Noka ai që e kujtoi shprehjen e famshme ‘me qetësi dhe dashuri’.

Ndërsa kreu i komisionit Ulsi Manja tha se “puna e këtij komisioni është me durim, me qetësi…”, Noka e plotësoi fjalinë “dhe me dashuri”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?