FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debate në KQZ për përmbajtjen e fletës së votimit, PD: Vendim i marrë para kohe

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është shoqëruar me debate mes kryetarit të KQZ-së, Denar Biba dhe përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike, Ivi Kaso.

Siç ishte lajmëruar më parë, Komisioni u mblodh sot në orën 11:00 për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për 18 qershor, në të cilën janë regjistruar 15 subjekte partiake.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, vendimmarrja e KQZ-së ishte e parakohshme dhe se miratimi i fletës bëhet pasi vendoset kush garon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kaso është shprehur se sot nuk është koha e duhur për të miratuar fletët e votimit pasi sipas tyre nuk është në përputhje në Kodin Zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, mbledhja duhet të bëhet pas 5 ditësh, në mënyrë që t’u lënë hapësirë subjekteve politike për ankimim në Kolegjin Zgjedhor të vendimeve të KQZ nëse ato cënojnë interesat e tyre.

Por sipas kreut të KQZ Denar Biba,  miratimi i listave vjen një ditë pasi janë miratuar listat shumëemërore të Partive Politike të regjistruara në zgjedhjet e 18 qershorit.

Ai shprehet dhe në zgjedhjet e kaluara miratimi i fletëve të votimit ka ndodhur dy ditë pas dorëzimit të listave.

Kaso: “Kjo vendimmarrje ështe parakohshme, miratimi i fletës bëhet pasi vendoset kush garon. Ne kërkojmë të drejtën ligjore”
Biba: Asnjë parti nga këto që legjitimohen për t’u ankimuar, asnjë prej tyre nuk kanë legjitimet në kuptim të interesit real.
Kaso: Shpalleni rezultatin e zgjedhjeve si të doni tani, mos bëni kot. Ç’do bëni nëse ligji i jep të drejtë ankuesit
Biba: Miratimi i listës, pas regjistrimit në KQZ. Jemi brenda kufijve të procedurës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?