Debate në mbledhjen e Kryesisë së PD, Paloka: Të garojë vetëm Basha e Selami

Pas humbjes së PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit dhe hapjes së garës për zgjedhjen e kreut të ri të PD në 22 korrik, është mbledhur sot Kryesia e Partisë Demokratike. Burime nga PD bëjnë me dije se në mbledhjen që ka nisur prej orës 19:15 mungon kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, e cila drejtohet nga Edi Paloka, Edmond Spaho dhe Arben Ristani, do të shqyrtohet miratimi i kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike, si dhe ngritja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale.

Nga anëtaret e Kryesisë mungojnë Ridvan Bode, Genc Ruli dhe Jorida Tabaku. Deri tani në Kryesi kanë aplikuar 8 kandidatë. “Në garë janë 8 kandidatura, propozoj të qëndrojnë 2. Në garë për kreun e PD propozoj Selamin dhe Bashën”, ka thënë Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq, grupi anti-Basha ka kërkuan ndryshim të rendit të ditës. Kërkesa për ndryshimin e rendit u lexua nga Gent Malko, drejtues i Departamentit të Pronave. “Kryesia të anulojë procedurën e nisur për kryetarin e PD. Procedura për kryetarin e PD është anti statutore. Kërkesa për rend dite të hidhet në votim të fshehtë. Kjo kërkesë mbështetet nga 1/6 e anëtarësisë”, tha Malko.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pas kësaj kanë nisur edhe debate Palokës dhe Shehut për interpretimin e statutit të PD. Sipas Shehut, interpretimin e statutit duhet ta bëjë Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani. Kujtojmë se afati për regjistrimin e kandidatëve për të garuar për postin e kreut të Partisë Demokratike skadoi mbrëmë në mesnatë dhe se Astrit Patozi nuk është ende një kandidat zyrtar.

Aktualisht kandidatët që garojë për këtë pozicion janë, Lulzim Basha, Eduard Selami, Erion Piciri, si dhe Astrit Sinanaj. Përmes një statusi në Facebook, Astrit Patozi tha se Basha zgjodhi farsën dhe jo garën e ndershme. Gjithashtu ai bëri përgjegjës Lulzim Bashën për prishjen e garës, pasi sipas tij nuk pranoi të dorëhiqet dhe as të lëshojë zyrën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?