FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debatet në Komision, Vasili – Ministres: Mjekësia nuk mund të kthehet në ‘one stop shop’

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, prezantoi në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë strukturën e re të shëndetësisë.

Në programin e qeverisë, parashikohet që deri në vitin 2021, koha e pritjes për të gjitha shërbimet spitalore do të përgjysmohet.

Manastirliu: Bashkimi i funksioneve të ministrisë i jep fund burokracive. Synojmë t’i japim fund burokracive për personat me aftësi të kufizuara. Struktura e re ofron shërbime të përbashkëta për gratë e dhunuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Komisionit, njëherësh kryetar i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, u shpreh kundër vizionit të mazhorancës për shëndetësinë.  Sipas tij, mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vasili: Ju nuk mund të jeni ministri që mban përsipër barazinë gjinore. Cila të jetë struktura shëndetësia s’mund të jetë institucion periferik.Rama kur referon momentin e votëbesimit tha se prioritare ka qenë diçka tjetër. Mjekësia ‘one stop shop’ nuk mund të kthehet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?