FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debati për Akademinë e Shkencave. Vasili: Rama shqetësohet vetëm për godinën

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot për debatin për Akademinë e Shkencave. Vasili shprehet se Kryeministri e koncepton debatin vetëm te godina e Akademisë dhe paratë, pa shfaqur asnjë vizion sesi duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm i shkencës në vend.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

Shkollëpakti flet për godinën e Akademisë së Shkencave

Swiss Digital Desktop Reklama

Akademia e Shkencave ka nevojë të transformojë rrënjësisht raportin e saj me shoqërinë dhe vendin. Edhe menaxhimi i saj i brendshëm duhet të ndryshojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Akademia dhe akademikët duhet të jenë pjesë e vyer e debatit publik multivalencial, por ata i kanë munguar këtij debati, ndaj edhe ai është shpesh shumë i varfër dhe domen i profanëve të paskrupuj.

Raporti i akademisë me shkencëtarët e rinj të talentuar, që formohen në Shqipëri dhe jashtë saj dhe me kërkimin shkencor në tërësi, është i ngurtë dhe joinspirues.

Këto janë çështje madhore, që duan përgjigje, e që edhe ne i duam këto përgjigje.

Një tjetër Akademi Shkencash i duhet vendit. Zgjedhjet brenda saj, që riciklojnë problemet e vjetra dhe nuk na i japin këto përgjigje, përse duhen?

Nga i gjithë ky debat i madh konceptual dhe parimor kryeministri ynë shkollëpak ka kuptuar vetëm që duhet t’i rrëmbejë godinën dhe të mos i japë më ca lekurina Akademisë.
Aq di, kot t’i kërkojmë më shumë atij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?