Deklarata bombë e Zgurit: 70 numëruesit që vodhën votat u nxitën nga…

Pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për kallëzimin penal të 70 numëruesve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit në qytetin e Tiranës dhe Beratit, pasi kanë konsumuar veprën penale “falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultatit të zgjedhjeve”, ka reaguar edhe kryetari i KQZ, Klement Zguri. Ai fajësoi partitë politike për nxitjen e numëruesve për tjetërsimin e votave, ai shtoi se kjo ishte një bindje e tija dhe i ngelet Prokurorisë për ta vlerësuar.

Klement Zguri tha : “Këta nuk do të ishin në një pozitë të tillë, nëse nuk do të inkurajoheshin nga subjektet zgjedhore. Kjo është një bindje e imja, por i ngelet Prokurorisë për të vlerësuar. Numëruesit dhe komisionerët duhet të kuptojnë më në fund se vjen një moment që do të përballesh vetë personalisht me ligjin, edhe pse intimidohesh dhe tërhiqesh nga të tjerë faktorë”.

Kallëzimin penal për 70 numëruesit KQZ e bëri pasi shqyrtoi dy ankimimet e paraqitura nga partitë politike, PDIU dhe PS, të cilat kundërshtuan rezultatin në disa zona zgjedhore në qarkun e Tiranës, duke kërkuar rinumërimin e rivlerësimin e votave me pretendimin se numri i votave reale nuk përputhej me rezultatin e hartuar nga Grupet e Numërimit në tabelat e qendrave të votimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nënkryetari i KQZ, Denar Biba, theksoi se duhet të merret Prokuroria me çështjen e numëruesve dhe kërkoi që në zgjedhjet e ardhshme ky fenomen të shkojë drejt zhdukjes. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën shumë mirë që e ndërmerr këtë hap. Shpresojmë që në zgjedhjet e ardhshme fenomeni të jetë sa më minimal dhe ndoshta të shkohet drejt zhdukjes”, deklaroi Biba.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?