Deklarata e çuditshme e Ramës me aleatët: Gabova me ju. Shpenzimet i keni të paguara
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me aleatët e PS që i la jashtë koalicionit. Takimi u refuzua nga Paskal Milo dhe Skënder Gjinushi, të cilët e kanë akuzuar hapur Ramën se nuk ka respektuar asnjë marrëveshje me ata. Madje, Milo ish-ministër i jashtëm dhe aleatë historik i PS deklaroi një javë më parë se “ka mundësi që Rama i ka harruar edhe emrin”.
Pas presionit që po ndjen këto ditë nga baza për dalje me vete në zgjedhje dhe marrëveshjen me PD, Rama po mundohet të rilidhë sërish aleancat me partitë e vogla. Këtë herë jo duke i futur në koalicion, por duke u kërkuar që të bëjnë fushatë me atë. Në takimin e sotëm, Rama u ka kërkuar falje aleatëve për mosrespektimin e marrëveshjes. Ai ka thënë se nuk ka pasur eksperiencë në koalicione dhe ndaj nuk e ka respektuar paktin e vitit 2013.
Në vitin 2013, Rama u kishte premtuar se partitë që do të merrnin me shumë se 10 mijë vota, do të përfaqësohen në nivele të ndryshme, duke nisur nga drejtorë drejtorish deri tek zv/ ministra. I vetmi i vlerësuar në këtë rast ka qenë Petri Koçi.
Oferta tjetër e Ramës për aleatët nuk ka qenë politike, por financiare. Rama u ka thënë aleatëve se çdo shpenzim që do të ju duhet gjatë kësaj fushate do mbulohet nga Partia Socialiste Kryeministri u ka kërkuar partive të vogla që të punojnë në zona ku ata kanë influence dhe të kërkojnë votat vetëm për PS-në që të arrihet numri 71 i deputetëve me qëllim që PS të qeverisë e vetme. Më pas Rama u ka thënë se do të shpërblehen dhe me poste.
Problemi kryesor që kanë ngritur aleatët lidhet me faktin se si do të matet puna e tyre. Nëse në 2013 kishin nga 5 mijë vota dhe nuk morën asnjë drejtori, në 2017 nuk kanë mundësi si ti llogarisin votat që kanë dhënë për PS, pasi nuk do të jenë më me logon e tyre. KJ
KOHA JONË SONDAZH

