Deklarata e fortë e Berishës: Lu e Vlahutin ambasadorë të Ramës në SHBA e BE (LIVE)
Ish-kryeministri Sali Berisha është i ftuari special i Artur Zhejit në emisionin “360Gradë” në Ora News. Duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.
Intervista minutë pas minute
Pjesa e parë
Berisha deklaron: Ambasadori Donald Lu në konflikt të hapur. Ambasdori Lu dhe Vlahuri, vërtetë që përfaqësojnë SHBA e BE por po kaq e vërtetë që silleshin si ambasdorë të Ramës në SHBA e BE
Ato kanë tejkaluar çdo lloj kufiri në mbështetjen ndaj Edi Ramës për çka unë e kam lidhur me Sorosin majtizmin e tyre”
Zheji: A është kjo gjuha që duhet folur me kryeministrin e Shqipërisë (kryehorri, kryepisi)dhe pse gjithë ky tension në Kuvendin e Shqipërisë ditën e djeshme?
Berisha: Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin e Shqipërisë por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin dhe kryepisin e Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Dje në parlament, faktikisht është asgjësuar parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë e tij 27 vjeçare. Cfarë ndodhi? Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. Folësi mbaroi dhe unë u ngrita për të marrë fjalën siç më takon në rregullore dhe siç autorizoi kryetari i parlamentit. Në mënyrë më të paimagjinueshme, Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës dalin më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Ajo nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Pse kjo ndodhi në Shqipëri? Edi Rama është i sëmurë psiqik sepse kurrë një njeri normal nuk mund të bëjë veprim të tillë sepse nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit që bën kryetarin e parlamentit.
Zheji: Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.
Berisha: Ai është i sëmurë psiqik dhe ti që flet me mua e di këtë që ai mjekohet me kokainë. Ne vërtetë i themi për kokainë, por ai e merr si ilaç. Ai rrin me metodën klasike të Frojdit, të mjekimit të skizofrenisë, të mjekimit të psikozë bipolare me kokainë. Praktikë e tejkaluar tani sepse në atë kohë nuk kishim mjetet e tjera kurse ai për shkak të kënaqësisë, kokaina e bën atë të japë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën ndaj atij që po shkon të marrë fjalën që këtu është ekzekutimi i parlamentit.
Negociata e Shqipërisë me BE
Berisha: Nëse nuk hapen negociatat në 2018, Shqipëria delja e zezë e Ballkanit
Berisha: Negociatat nuk u hapën as në 2015, 2016, 2017 dhe mund të të hapen në gjysmën e vitit 2018.
Zheji: Turqia i ka hapur negociatat 15 vite resht…
Berisha: Nëse mendohet se Shqipëria krahasohet me Turqinë 70 mln e cila në çdo aspekt shndërrohen në një zë të fuqishëm në BE dhe BE nuk e do atë zë.
Zheji: Juncer dhe zyrtarë të lartë të BE-së përgëzuan Ramën.
Berisha: I thanë që duhen reforma për t’i hapur. U takuan me Donald Tusk, i cili tha se ka kryeqytete të tjera jo miqësore ndaj Shqipërisë. Kurse Juncer mik i Shqipërisë dhe absolutisht jo i Edi Ramës por i Shqipërisë. Në qoftë se Shqipëria në 2018 nuk merr hapjen e negociatave dhe unë uroj që ta marrë. Shqipëria shndërrohet në delen e stër zezë të Ballkanit dhe kjo do të ishte katastrofë për Shqipërinë. Para se të shkonte, Edi Rama për të mos pasur problem atje e ngriu çështjen e kryeprokurorit.
Zheji: Kjo është inteligjencë…
Berisha: Nuk bëhet pa Kuvendin absolutisht. Kryetari i grupit të PPE-së i thotë se ne po vëzhgojmë zgjedhjen e kryeprokurorit. Del që ne lexojmë më mirë deklaratat e të huajve se sa qeveria. Janë deklarata të CDU-së në Bundestagun gjerman. Jo vetëm këtë kusht por do shohim si zbatohet reforma në drejtësi. Një njeri që do integrimin nuk mund ta çonte kurrë Parlamentin në situatën që çoi dje. Ka qenë lajmi botëror numër 1. Lajmi që ka eklipsuar çdo media amerikane dhe evropiane. I çon Edi Rama.
Zheji: Pse fiton zgjedhjet kur bën gjithë ato të këqija…
Berisha: Ditën e djeshme kush përgjaku deputetet Kërpaçi. Nuk kisha parë ndonjëherë deputete të përgjakur nga policia. U vra në një sulm ndaj një institucioni kushtetues. Më 21 janar, ambasadorët thanë se kishte agjendë politike. Çfarë agjende kisha dje të flisja tre minuta. As policia e Birmanisë nuk e bën një gjë të tillë. Çfarë do bënte opozita? Kush e krijoi ditën? Edi Rama. Si mund të tërheqësh një vajzë 23 vjeçare.
Si mund të detyrosh veten të të gjuaj deputetja me çizme në një akt legjitim sa nuk ka ku të shkojë më. Në atë që quhet përgjegjësi, për çdo akt që kryen mban përgjegjësi. U përdorën fjalët më ordinere.
Zheji: Ishte një tentativë e opozitës që e cilësoi zgjedhjen e kryeprokurorit si puç.
Berisha: Puç ishte.
Zheji: A ia vlente Arta Marku për këtë që ndodhi?
Berisha: Këtu është Edi Rama për të mbyllur dosjen Tahiri që është Edi Rama. Kur përdorja termin narkoshtet para një viti ishte i vetmuar dhe askush nuk e përdorte. Sot narkoshtet përdoret universalisht për Shqipërinë. Nuk ka një specialist të vetëm në Shqipëri. Edhe specialistët majtistë të thekur që e kanë quajtur normale këtë zgjedhje.
Zheji: Arta Marku është e bindur se do ta kryej detyrën.
Berisha: Me Arta Markun për ne është Edi Rama që ka për qëllim të zhdukë dosjen Saimir Tahiri. Dje prokuror i përgjithshëm u zgjodh Edi Rama dhe ishte goditja më e rëndë e reformës në drejtësi. Nuk e ha kush zgjedhjen e prokurores së përgjithshme në një Parlament me 69 vota në një Parlament prej 140 deputetësh.
Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA. Ata kanë kaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij.
A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje.
Zheji: Ambasadori Lu e shikon me këtë optikë atë që ndodhi dje..
Berisha: Ka njëanshmëri ekzemplare.
Zheji: Pse është i njëanshëm?
Berisha: A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu.
Zheji: Arvizu?
Berisha: Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.
Pjesa e dytë
Zheji: Si e “luan” aq bukur në Bruksel?
Berisha: Shqiptarët nuk e harrojnë kartolinën e vitit 2016 të kancelares Merkel për hapjen e negociatave. Merkel përsëriti kriteret. Ajo në sy në intervistë që këta e sfumuan, përsëriti kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria. Nëse mendon kush se Shqipëria do të përjashtohet nga takimet ndërkombëtare edhe Koreja e Veriut përjashton veten. Shqipëria do të përfaqësohet nga një njeri dhe ky është kryeministri. Në Bruksel i thanë se duhet të ecet me reformat.
Zheji: Zt. Rama e kërkoi disa herë zt.Basha për ta takuar. KLP-ja nuk ishte e gatshme për të prodhuar prokurorin.
Berisha: Sepse e bllokuan.
Zheji: Sepse shoqëria civile e bëri të pamundur. Mandati i Llallës mbaroi dhe u krijua një vakuum. Ju mendoni se u krijua qëllimisht nga grupi sorosian?
Berisha: Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një network mafioz. Ditën e parë të instalimit të sorosianëve në Shqipëri. Në rast se u kujtohet një Nazy bashkë me Abrahamin, çdo ditë bënin punën e agjentëve serbë në Shqipëri derisa i regjistroi SHISH me përfaqësuesit e shërbimeve jugosllave dhe kur Sorosi e mori vesh erdhi me urgjencë duke i tërhequr nga Shqipëria.
Zheji: Ishte mik u ngushtë i zonjës Klinton.
Berisha: Unë këto konsiderata për të i kam që në 93 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës sepse e bllokoi me Venecian. Sorosi dhe networki i tij bllokoi krijimin e KLP-së.
Zheji: Rama kështu del i përzgjedhuri i Soros.
Berisha: Absolutisht. Beteja ime me Sorosin është që në 93-n. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe dje e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin. Ka akt më të pështirë të një mafie antishqiptare.
Zheji: Shumë shpejt Arta Marku do të japë doroheqjen.
Berisha: U faktua që ishte e qëllimshme. Po ata persona që u zgjodhën dje mund të zgjidheshin 8 muaj më parë. Opozita ia ka bërë të qartë se është synuar me këtë reformë të shndërrohet drejtësia shqiptare në degë ekzekutive të Edi Ramës.
Zheji: I rikthehemi tek kryeprokurori. Pas marrëveshjes së 17 majit, PD doli e dëmtuar. Ju keni thënë që Basha ka pasur këshilltarë mizerabël.
Berisha: E kam pasur fjalën për këshilltarët elektoralë. Ata studiojnë dhe japin mendime për kontigjentin e të pavendosurve që përcaktojnë rezultatin.
Zheji: Ata i thanë që Basha t’i binte LSI-së?
Berisha: Absolutisht ata. Atë deklaratë që kam bërë e kam bërë me shumë dhimbje. Ata janë njerëz të shquar por këtu bënë gabime fatale. Basha me programin ekonomik të CDU-së kur Edi Rama me timon dhe fushatë erotike të turpshme, arriti të bëhet më i pëlqyer për 24% të të pavendosurve. Edh Edi Rama kishte këshilltarë. Këshilltarët e tij ishin pa krahasimisht të saktë.
Zheji: Po gabojnë të gjithë ndaj Ramës?
Berisha: Bazë për Brukselin duhet të marrë çdo njeri deklaratën e grupit të Partive Popullore Evropiane, atë letër që Veber i dërgon Edi Ramës. Unë prapë ftoj shqiptarët ta lexojnë atë përgjigje, e cila përfaqëson mazhorancën e PE-së, jo vetëm institucione të caktuara, por shumë më gjerë. Ajo korrespondon 100% me deklaratat zyrtare të grupit të CDU-së në Bundestag. Uroj që Shqipëria të hapë negociatat dhe do ta marrë por shumë vështirësisht. Ky është Brukseli jo zonja Vlahutin për të cilën ne kemi bërë të qartë qëndrimet e saj jo miqësore ndaj opozitës. Ajo sa ulet fillon me një pasion kundër opozitës në mënyrë të papërmbajtur që tregon se është e njëanshme.
Në marrëdhëniet njerëzore unë nuk hyj.
Zheji: Bilanci që ju bëni është i zi, kjo zonjë thoni ka pasion…
Berisha: Ju i keni parasysh deklaratat e saj. Shqiptarët do ti kishin marrë negociatat sipas deklaratave të saj por ja që nuk ndodhi. Se cili është pasioni i zonjës Vlahutin, është majtizmi, është sorosizmi, unë nuk e di.
Opozita në 4 vite ka thënë çdo gjë dhe asgjë e saj nuk është përgënjeshtruar. Kjo opozitë u ka thënë të vërtetën shqiptarëve dhe për këtë nuk mund ta akuzojnë.
Zheji: Dje thatë se sugjeron që të digjen mandatet.. Berisha, Mediu, Kryemadhi thanë që të vazhdojmë luftën parlamentare…
Berisha: Kur PD bëri protestën në çadër medoj se vetëm një pe i vogël ndante mos futjen e saj në zgjedhje me pjesëmarrjen. Unë isha ata që duhet të bënim gjithçka që të hynim në zgjedhje. Ndonëse isha i bindur se kushtet ishin të papërshtatshme. Duke besuar se mos pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e keqe për Shqipërinë, unë isha për pjesëmarrjen. U zhvilluan zgjedhjet, u dhunuan me kanabis dhe para. Isha po unë që u thashë miqve të mi që ai fitoi dhe i përket atij të tregojë. Vetëm studimi evropian që 20% e votave blihen, ekzekuton demokracinë. 20% përcakton çdo rezultat. U zgjodh Ruçi kryetar Parlamenti, ministri i sigurimit të shtetit. U instalua një shumicë e cila nesër Gramoz Ruçin mund ta emëronte kryeministër. Gjithçka varej nga kjo shumicë si do të trajtonte këtë votë të blerë.
KOHA JONË SONDAZH

