Deklarata e parë e Kryemadhit si kryetare: “Do të shkundim qeverinë”
Monika Kryemadhi e propozuar nga Petrit Vasili për të drejtuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, nuk ka pasur asnjë reagim publik. E para grua në krye të një partie të madhe shqiptare dha sot deklaratën e parë publike në emër të të gjithë opozitës.
Kryemadhi e nis mesazhin e saj me problematikat e këtyre ditëve, që nga mungesa e ujit, dritave në shumë zona të Tiranës. Kryemadhi flet për rolin e ri që do ketë LSI-ja, ku shprehet se tani LSI-ja përfaqëson opozitën e vërtetë dhe premton që do ngrejë zërin fort për çdo shqetësim qytetar.
“Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja. Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin”, shkruan Kryemadhi.
Statusi i plotë i Monika Kryemadhit
Mirëmengjes miq! Moti ndryshe nga politika që po ftohet duket se do i nxehë dy ditët në vazhdim. Ndaj kujdes në orët e nxehta të vapës, edhe pse uji dhe dritat mungojë në shumë zona. Ne politikanët i harrojmë ndonjëherë problemet tuaja të përditshme, por ka një zë të fortë që tund dhe shkund apatinë e atyre që kanë marrë përsipër të kujdesen dhe zgjidhin hallet tuaja. Ajo është opozita shqiptare, opozita jonë, e fortë dhe plot me energji për të kuptuar dhe ngritur zërin në maksimum për çdo shqetësim tuajin. Ne jemi me ju, LSI do të jetë pranë problemeve tuaja në çdo ditë apo natë, pavarësisht kushteve të motit apo intrigave të pushtetit.
#ForceePareForceePapare
KOHA JONË SONDAZH

