FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata e Ramës në takimin e NATO-s, reagon Basha: Para se të japë mend, të paguajë detyrimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli sot në takimin e shefave të NATO-s dhe tha se zgjerimi është rruga më e mirë për stabilitetin në Ballkan dhe më gjerë.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha. Ky i fundit thotë, ‘para se Rama të japë mend, Shqipëria të paguajë detyrimet ndaj aleancës’.

Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara se tu japë mend vendeve anëtare dhe themeluese të NATO-s, apo gjeneralëve me përvojë dhe me shumë yje, se ç’duhet të bëjë kjo organizatë me rajonin tonë, e në të ardhmen e saj, Edi Rama bën mirë të plotësojë detyrimet që ka Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përmbushja e detyrimeve, nuk është taksë, por kontribut për sigurinë e Shqipërisë dhe të rajonit. Edi Rama e ka zbritur buxhetin për mbrojtjen kombëtare në kuotën më të ulët historike në 27 vjet, 0.75 për qind, si asnjë vend tjetër anëtar i NATO-s.

Në vend që të garantojë buxhet për forcat e armatosura, për trajnimin e tyre, për rritjen e kapaciteteve dhe aftësisë vepruese, Edi Rama ka dërguar qindra milionë për fasada godinash, për rehatinë dhe luksin personal të zyrës së ministres, si dhe qindra milionë lekë të tjera janë tretur rrugës nëpër tendera skandalozë sic ka zbuluar Kontrolli i Lartë i Shtetit. Është jo vetëm qesharake por edhe e rrezikshme të sillesh si lider global kur nuk bën detyrat e shtëpisë.?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?