Deklarata e Ramës për ‘pirjen e gjakut’, Basha: Nuk është metaforë, vodhi në mandatin e parë 1,5 mld dollarë
Nga ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i Partisë Demokratike nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë e re ‘Rama2’, një ditë pas betimit të saj para presidentit Ilir Meta. Basha e quajti qeveri-ekskursioni skuadrën e re.
“E ka kthyer kabinetin e qeverisë në agjenci ekskursionesh. Ai ka fshirë nga programi cdo premtim që iu dhe shqiptareve. Nëse tallet me shqiptaret ta dije pirja e gjakut nuk është metaforë. Asgjë nuk ka ndryshuar, tha kur vendi qeveriset nga Edi Rama dhe është bërë si paradë e prapa kësaj fasade do vazhdojë pirja e gjakut. Detyra kryesore e PD-së dhe imja është të mobilizojmë të gjithë forcat tona – brenda dhe jashtë kësaj salle dhe kjo është sfida ime.
Asgjë nuk ka ndryshuar. Kështu që tema kryesore sot është pirja e gjakut jo si metaforë. Nuk është metaforë 1.5 miliardë dollarë. Ky është mesazhi që kam sot për ju. PD nuk ka më pas, por vetëm përpara përmes debatit të hapur dhe transparent për interesat e qytetarëve dhe jo interesave individuale.”
KOHA JONË SONDAZH

