Deklaratat e Bashës për helmimin, reagon PS: Mos u merr me konspiracione

Partia Socialiste ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha për helmimin e dhjetëra qytetarëve dhe të atij vetë në mitingun e PD-së dje në Tiranë.

Në një deklaratë për mediat, PS thotë se drejtori i QSUT-së ka qenë pranë njerëzve që shfaqën simptoma që prej orëve të para të mëngjesit, ndërkohë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar sigurimin e hapësirës publike ku u zhvilluar aktiviteti i djeshëm. PS thotë se të gjitha institucionet po punojnë dhe i kërkon PD-së të mos merret me teori konspiracioni.

DEKLARATA E PS
Ditën e sotshme, në orën 5:00 të mëngjesit, drejtori i përgjithshëm i Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës ishte pranë njerëzve që kërkuan ndihmë për simptomat e shfaqura. Gjysmë ore më vonë, drejtori i përgjithshëm i policisë urdhëroi sigurimin e hapësirës publike ku u zhvillua aktiviteti i mbrëmjes së djeshme dhe hetimet vazhdojnë ende. Pra, institucionet po punojnë dhe të gjithë autoritetet përkatëse ishte gati për të ofruar ndihmesën e vet.
Thënë kjo, ne i bëjmë seriozisht thirrje PD-së që të përqendrohet te çështjet e vërteta të fushatës dhe të mos merret me teori konspiracioni.
Partia Socialiste i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve, dhe veçanërisht liderit të Opozitës. Ne dëshirojmë që ai të bëjë fushatë dhe jo të flasë për konspiracion, gjë e cila tregon se në çfarë gjendje të çoroditur është Partia Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?