FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklaratat e ish-kryedemokratit Berisha, ja çfarë thotë sot kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka dashur që të komentojë deklaratat e e ish-kryeministrit Sali Berisha të bëra mbërëmjen e djeshme gjatë një interviste në emisionin ‘FAKT’ në SYRI.net të gazetarit Çim Peka.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklarata e ish-kryeministrit se ‘lista e deputetëve ishte vetëm e Lulzim Bashës dhe jo e PD-së’ dhe  për deklaratën tjetër se ‘këshilltarët e Bashës në fushatë ishin mizerabë’, kreu i PD-së, nuk ka dashur që ti komentojë.

Ai është shprehur vetëm se këto janë çështje të brendshme të PD-së dhe do diskutohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘Këto janë çështje të brendshme të tona, që ne do ti diskutojmë në strukturat tona, do ti diskutojmë me transparencë, por detyra jonë e tanishme është të mobilizohemi për shqiptarët’, tha Basha për gazetarët jashtë parlamentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?