Deklaratat e ndërkombëtarve, Lubonja: Janë të dështuar. Aleati i Bashës: Hahn nuk ha pykë fare

Në emisionin e sotëm të “Të PaEkspozuarit” në News24 fokusi i bisedës është roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri. Në studio, ku të ftuar janë kreu i AK, Kreshnik Spahiu, aktivisti i organizatës politike, Arlind Qorri dhe dy analistët e përhershëm Fatos Lubonja e Andi Bushati po diskutohet tema “Një amerikan në oborrin e çadrës”.

Sipas analistit, Fatos Lubonja, ndërkombëtarët që vënë vulën me opinionet e tyre për çështjet e nxehta në Shqipëri, janë po të njëjtët që kanë dështuar vetë Europën.

I të njëjti mendim është kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu i cili thotë se “Hahn nuk ha pykë fare në kërkesat popullore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë nga debati

Swiss Digital Mobile Reklama

Lubonja: Ne e dimë që ndërkombëtarët mbrojnë qeverinë, por hipertrofizim që i bëjmë atyre, dhe ajo që më shqetëson është se këta nuk kanë asnjë refleksion në 20 e ca vite, çfarë kanë bërë këta këtu me kanalizimin e të gjitha problemet. Është dështim total i tyre, se kanë legjitimuar një kastë kriminale. I kanë legjitimuar, tani i thonë uluni atje e vazhdoni fasadën demokratike e pas fasadës bëni ç’të doni. Prandaj nuk kam shumë respekt për këto që thonë ndërkombëtarët. Këtu kemi një mjeshtër si Edi Rama që manipulon ndërkombëtarët. Ne i shohim vetë gabimet tona, Rama thotë dëgjoni ndërkombëtarët. Duket sikur e thonë këta, sikur e thotë Zoti. Jo, ata kanë dështuar Europën. Partitë që përfaqësojnë dolën nga zgjedhjet në Francë. I hodhi populli. Janë përfaqësues që i ka nxjerrë jashtë populli francez.

Kreshnik Spahiu: Duket që Hahn, nuk han pykë fare në kërkesat popullore dhe jo të PD-së, se nuk është kërkesë e PD-së. Në Shqipëri janë 127 parti politike. Në zgjedhjet e 2013 morën pjesë 66 parti, kurse tani janë 15. Nuk kemi më koalicione siç parashikon Kushtetuta. Për të krijuar opinionin e një Shqipërie pluraliste, Rama prishi dhe koalicionin e vitit 2013. Sot përveç se 1.7 mln votuesve në emigracion që nuk iu garantohet vota janë përjashtuar rreth 900 mijë votues të tjerë që përfaqësohen nga 100 e ca parti politike të tjera ku futen PD, PR, LZHK etj. Hahn nuk e ka idenë fare se çfarë po ndodh me zgjedhjet, se ndërkombëtarët nuk i kërcet fare për të drejtat e njeriut, por kanë vetëm një problem: stabilitetin. Për stabilitetin i vënë flakën të gjitha parimeve njerëzore. Hahn është 100% gabim. Nuk jam pajtuar me dy gjëra me PD që në fillim. Se dhe PD i mban ison ndërkombëtarëve, duke i hiperbolizuar ata, që duket sikur i vënë vulën procesit të zgjedhjeve në Shqipëri. OSBE/ODIHR duhej të përcillej me kohë nga Shqipëria.

Arlind Qorri: Ajo që po ndodh është se po cenohet stabiliteti kuazi-demokratik. Ndoshta dhe për faktin se PD është ndjerë ngushtë para se të hynte në zgjedhje. Në këtë kuptim, edhe deklarata e Hahn janë brenda këtij konteksti. Atyre i intereson stabiliteti, ose oligarkia konkurruese. Kemi dy palë që kanë partnerët e tyre në botën e biznesit dhe krimit, dhe me këto shkojnë në zgjedhje. Ndoshta për shkak të dobësisë, PD ka parë para disa muajve, se e ka pasur të vështirë një proces të tillë, dhe prandaj ka ardhur me idenë për të vënë në dyshim zgjedhjet. Ajo që më duket interesante është destabiliteti, jo që njerëzit u turren dyqaneve, por destabiliteti politik. Se Shqipëria ka vuajtur nga stabiliteti politik, se partitë politike i lënë vendin njera-tjetrës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?