FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklaratë e fortë e aleatit të PS, Paskal Milo: Rama ka mundësi më ka harruar dhe emrin

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo thotë në “Arena” nga Dritan Hila se  shpreson që deri të shtunën në darkë të arrihet një marrëveshje politike.

Pjesë biseda: 

Milo: Nuk kam qenë në koalicion sepse nuk kam qenë në qeveri. Do të shkojmë në zgjedhje si forcë politike për të mbijetuar politikisht. Na i imponua kjo situatë nga sjellja politike e dy partive të mëdha. Duke qenë se nuk ka shans për marrëveshje, le të shpresojmë se do të ketë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonjëherë, takimet finale dhe ato që mund të nxjerrin “tymin e bardhë” bëhen pa u njoftuar. Për mua, momenti i fundit do të jetë e shtuna në darkë. Ndoshta deri të shtunën mund të kemi ndonjë kompromis. Fakti që sot është punuar me intensitet të lartë nga diplomatët. Unë flas për ndikimin e shteteve që përfaqësojnë jo ndikimin personal të zt.Lu dhe zonjës Vlahutin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hila: zt.Rama është konsultuar me ju për qëndrimet?

Milo: Zt.Rama ka rrezik të më ketë harruar edhe emrin, jo të më marrë në konsideratë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?