Dekriminalizimi, Braçe: Po Berisha dhe Basha për vrasjet e 21 Janarit?

Deputeti socialist, Erjon Braçe, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka lidhur ligjin për dekriminalizimin e Kuvendit dhe politikës me vrasjet e ndodhura rreth 4 vite më parë (21 Janar 2011) në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku 4 protestues të opozitës u qëlluan me armë zjarri.

Brace shkruan se nuk ka krim më të rëndë sesa vrasja e Kryer nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm i asaj kohe, që sot janë në politikë, ndërsa ngre pyetjen nëse ligji për dekriminalizimin do t’i përfshijë edhe ata.

“A është krimi më i rëndë që mund të ndodhë në një vend, vrasja e kryer nga Kryeministri, ministri i Brendshëm, Komandanti i gardës, drejtuesi i Komandos së Gardës?! Kudo, natyrisht që po, ky është!! 4 vite më parë në këtë vend, mu në Bulevardin e vetëm të këtij vendi, para selisë së Kryeministrit, me urdhër të tij të pranuar botërisht;

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë pushkatuar me armë të Qeverisë 4 qytetarë shqiptarë tërësisht të pafajshëm, por kundërshtarë të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai Kryeministër është në Kuvend, ai minister i Brendshëm është në Politike dhe kryetar i partisë më të madhe të opozitës, kryetar i Bashkisë së kryeqytetit njëherësh.

Tani kam një pyetje: a do dekriminalizohet politika dhe Kuvendi nga këta të dy apo jo? Nga pergjigja varet vota ime për një ligj që po hartojnë vartësit e këtyre të dyve!! (zarat domethëne, meqë një deputet ka futur në mode zhargonin vendas)”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?