FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dekriminalizimi, pikat që ndajnë dy draftet

Qeveria dhe Partia Demokratike kanë bërë publike tashmë dy draftet e tyre për dekriminalizimin.

Që të dyja palët kanë kundërshtuar propozimet e njëra-tjetrës, ndërsa ftesa për konsensus është përsëritur nga radhët e shumicës.

I fundit ishte Ilir Meta, i cili deklaroi ditën e premte se mes dy drafteve ka përputhshmëri të lartë dhe është e mundshme gjetja e një rruge të ndërmjetme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe kryeministri Rama në intervistën e dhënë në Top Story, ku tha se ngjashmëritë mes dy drafteve janë të mëdha, me përjashtim të disa propozimeve që ai i quajti alla-shqiptarçe në draftin e PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ku ndryshojnë dy draftet?

Së pari, në draftin e Qeverisë nuk është i përfshirë testi i drogës dhe as përdorimi i gjurmëve daktiloskopike dhe çdo e dhënë tjetër biometrike që ruhet në bazën e të dhënave për shtetasit shqiptarë, që të dyja të përfshira në draftin e prezantuar nga Oerd Bylykbashi për demokratët.

Një tjetër pikë që ndan palët është ngritja e një institucioni pranë Prokurorisë së Përgjithshme për kontrollin e zyrtarëve.

Në projektin e Qeverisë kjo nuk parashikohet, në atë të demokratëve po, raporton TCH.

Së katërti, drafti i opozitës kërkon ndalimin nga funksionet publike të personave që kanë patur një identitet të ndryshëm në kohën e kryerjes së krimit të përfshirë në listën e veprave që u ndalojnë funksionet publike apo zgjedhjen.

Së fundmi, drafti i PD-së parashikon ndalimin e personave të dënuar për krime të rënda, korrupsion dhe krime zgjedhore.

Pesë kërkesat e PD:

1) të caktohet marrja e testit të drogës

2) të merren shenjat e gishtërinjve

3) të caktohet institucioni që kontrollon zyrtarët

4) të ndalohet emërimi në funksione publike i personave me identitet të ndryshëm në kohën e kryerjes së krimit

5) të dalohet emërimi i të dënuarve për krime të rënda, korrupsion dhe krime zgjedhore

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?