Del video e ‘sherrit’ mes Mark Markut dhe Spartak Ngjelës

Emisioni i #DritaremeRudinën në Vizion Plus është përfshirë nga debati, mes të ftuarëve në studio.

Debati është përqendruar te reforma në drejtësi dhe realizimi i Vettingut nga politika. Temë debati ka qenë dhe imponimi i amerikanëve nëpërmjet Kushtetutës.

“Atë Kushtetutë nuk e bëri Rama. Po të ishe njeri i integruar do ta pranoje që nuk mund t’i imponohet Kushtetutës. Kjo Kushtetutë është bërë nga një Komision parlamentar dhe ka marrë 5 kushtetuta tërkthyera. Nuk e kanë marrë pjesë amerikanët. Edhe një gjë që kërkuan ata e rrëzova unë. Kërkuan që FBI të ishte nën Ministrinë e Drejtësisë”, tha Ngjela.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa analisti Mark Marku iu kundërvu avokatit Ngjela: “Sipas logjikës ti duhet të ishe dënuar se paska hedhur poshtë propozimin amerikan”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debate ka pasur edhe për realizimin e marrëveshjes Bashës dhe Ramës. Mark Marku tha se amerikanët ia bënë presionin Ramës dhe jo Bashës. Ndiqni debatin videot e mëposhtme./dritare.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?