Demarkacioni, Basha: Lajm i mirë në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Malit të Zi për Demarkacionin.
Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Basha tha se në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky është një lajm i mirë për Kosovën.
MESAZHI I BASHËS
Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky eshte një lajm i mirë për Kosovën.
Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian.
KOHA JONË SONDAZH

