FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Demiraj fiton gjyqin ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, ja si e komenton

Pas betejës tre vjeçare, Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka fituar në Gjykatë ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, duke u rikthyer në detyrën që mbante në vitin 2014, atë të kolonelit në Forcat e Armatosura. Në këtë mënyrë, Demiraj ka fituar të drejtën për të qenë sërish pjesë e Forcave të Armatosura.

Mbi këtë fitore, nga studioja e “Ora News”, Demiraj u shpreh se reforma në drejtësi ka filluar të japë efektet e para, edhe pse është pak për ta quajtur sukses.

“Ështe bere presion i jashtëzakonshëm që unë të mos kthehem në punë” Më konkretisht, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, vendosi të shfuqizojë urdhrin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rikthejë Demirajn në detyrën e mëparshme ose në një detyrë të të njëjtit nivel, si dhe pagesën për të gjithë periudhën që ka qenë i liruar nga detyra. Po ashtu, të gjitha shpenzimet gjyqësore i ngarkohen Ministrisë së Mbrojtjes”,-u shpreh Demiraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?