Demokratët shpërthejnë kundër Bashës për largimin e Topallit
Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike ka shkaktuar mjaft pakënaqësi me lënien jashtë të shumë emrave të njohur. Komentet janë të ndryshme në rrjetet sociale për këtë vendimmarrje të Bashës. Por komentet që janë 100 përqind kundër Bashës lidhen me vendimin e tij për të larguar Jozefina Topallit. Demokratë të vjetër dhe të rinj, qytetarë të zakonshëm, por edhe kundërshtarë të PD-së e quajnë absurd një largimin e një prej ikonave të PD-së nga listat.
Një qytetare shkodrane shkruan në rrjet se “nuk mund tu besonte syve kur” ka parë që Topalli mungonte në listën e PD.

KOHA JONË SONDAZH

