Dënohet për shpifje ndaj Tahirit, Paloka: Gjykata vendosi nën presionin e Ramës

Gjykata e Lartë ka dënuar me 500 mijë lekë gjobë deputetin e PD, Edi Paloka bazuar në padinë e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ish-ministri i Brendshëm Tahiri e paditi Palokën për shpifje në vitin 2015, pasi ky i fundit e akuzoi si të lidhur me krimin dhe bandat kriminale në vend.

Seanca Tahiri-Paloka është shtyrë disa herë.

Pas dënimit, reagoi edhe deputeti Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nje kohe qe gjithe opinioni publik shqiptar dhe nderkombetar tregojne me gisht qeverine Rama dhe drejt per drejt Sajmir Tahirin si autor te kanabizimit te Shqiperise dhe lidhjeve me krimin. Kur dhe Fatmir Xhafa si ministri qe zevendesoi Tahirin, e drejtoi gishtin tek Sajmir Tahiri. Gjykata e Larte e vene nen presion nga bosi i Tahirit merr vendime te tilla. Kjo eshte arsyeja pse ne nuk lejojme e nuk do te lejojme qe drejtesia te mbetet ne duart e Rames dhe kujtdo pushtetari tjeter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shkeputja e lidhjeve te qeverise me krimin, jane nje nga arsyet madhore pse ne protestuam dhe realizuam qeverine teknike. Fitorja e PD ne 25 qershor do te jete mbyllja e historise se republikes se vjeter dhe fillimi i asaj qe pret cdo shqiptar ; Republika e re,” tha Paloka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?