FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dënojmë ashpër sulmet”, Xhaçka: Të hiqen menjëherë barrikadat e vendosura nga grupet serbe në Kosovë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës, duke bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të barrikadave.

Sipas ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, gjashtë barrikada janë ngritur në veri të vendit, nga grupe ekstremistësh të cilët kanë hapur zjarr ndaj policisë.

Xhaçka thotë në një reagim në Tëitter, se është e rëndësishme që të vendoset qetësia dhe sundimi i ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria dënon ashpër sulmet ndaj Eulex Kosovë dhe në Policisë së Kosovës në veri të Kosovës. Ne i bashkohemi thirrjeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë për heqjen e menjëhershme të barrikadave nga grupet e serbëve të Kosovës. Është e rëndësishme të rivendoset qetësia dhe sundimi i ligjit”, deklaron Xhaçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?