Denoncimi/ Berisha publikon mesazhin: Kur mbush xhepat e Lal Plehut si’ duhet leje
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar mëngjesin e sotëm kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn me anë të një denoncimi të qytetarit dixhital.
Në adresë të Berishës ka ardhur një mesazh nga një qytetar, i cili shkruan se si banorë të një pallati janë ankuar në për një ndërtim që sipas tyre është abuziv. Berisha shkruan se kur ‘Kur mbush xhepat e Lal Plehut nuk duhet leje’.
MESAZHI I BERISHËS
Kur mbush xhepat e Lal Plehut nuk duhet leje!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Miremengjes zoti Berisha. Jemi nje pallat i tere qe jemi ankuar ne bashkine e tiranes per nje ndertim qe per mendimin tone dhe te inxhinjereve specialiste ka abuzime. Jemi ankuar disa here ne bashki por ata e lene kete pune pezull duke mos marre masa administrative. Ndertimi ekzistues ka qene pa dritare sot kane dale me dritare dhe ballkon duke mos iu permbajtur aspak rregullave distances etj eshte nje skandal i vertete ne mes te tiranes. Po ju dergoj video dhe foto. Objekti ndodhet rruga beqir luga. Tek sheshi avni rustemi. Kemi besim tek puna dhe vendosmeria juaj. Ju urojme dite te mbare.”
KOHA JONË SONDAZH

