Denoncimi i Fatmir Mediut: Droga dhe krimin ndikuan te zgjedhjet

Katër ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është ndalur tek faktorët që ndikuan sipas tij, në humbjen e opozitës. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, aleati i Bashës thotë se në këtë proces ka qenë shqetësuese situatë me krimin dhe drogën, ç’ka sipas tij solli blerjen e votës.

Sipas Mediut, edhe në raportin e OBSE/ODIHR është pasqyruar shqetësimi për blerjen e votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Një tjetër faktor që sipas kreut të PR ka ndikuar në humbjen e opozitës në këto zgjedhje, është pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në votime.

“Kanë qenë fenomene shoqëruese që njiheshin gjatë periudhës së fushatës, rreziku nga krimi, droga, tentativa për blerjet e votës. Raporti i OSBE e ka përmendur faktin e blerjes së votës. Shkonin nga 100-200 mijë lekë të vjetra. Nëse rastet janë denoncuar do të thotë se kjo nuk është një fenomen i izoluar, por i pranishëm. Ne po kalojmë në korruptimin e shoqërisë, duke i thënë se nuk ka vlerë zgjedhja e tyre, por që zgjedhja e tyre do të blihet. Rama bëri një fushatë qesharake pa thelb e pa përmbajtje. Kryeministri e ka raportin me qytetarët, jo me koalicionin apo të tjerët”, u shpreh Fatmir Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se fushata e opozitës duhet të kishte më shumë adrenalinë. Por sipas Mediut, koha për organizimin e fushatës ishte e shkurtër. Duke u ndalur tek hartimi i listave, Mediu tha se ky proces duhet të marrë më shumë kohë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?