FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi me FOTO dhe VIDEO. “Në Kavajë fushata drejtohet nga trafikanti dhe përdhunuesi”

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncuar sot përfshirjen dhe drejtimin e fushatës së Kavajës për Partinë Socialiste nga ish-kryebashkiaku i shkarkuar Elvis Roshi. Roshi u largua nga detyra për shkak të ligjit të dekriminalizimit.

Por sipas videos që publikon Berisha në Facebook, Roshi ka marrë përsipër që jo vetëm të drejtojë strukturat po edhe të bëjë premtime në emër të kandidatit të PS.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook: “Trafikanti dhe përdhunuesi  udheheq fushaten ne Kavaje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Shikoni videon e qytetarit dixhital! sb “Pershendetje doktor! Kjo eshte nje video nga nje aktivitet te PS ne Kavaje. Eshte ish-kryetari Roshi qe u premton njerezve sikur te ishte vete kandidat, u jep urdhera e porosi drejtoreve te bashkise. Anonim ju lutem”,- shkruan Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Roshi ka marrë pjesë në të gjitha takimet e kandidatit të PS-së ku kanë qenë të pranishëm dhe deputetë dhe drejtues të lartë të PS.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?