FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Denoncimi: Tezat e maturës në këmbim të votës për PS

Sali Berisha denoncoi se këtë vit maturantëve po i jepen kopje gjatë provimit në këmbim të votës per Partinë Socialiste, dhe po penalizohen nxënës që nuk pranojnë t’i shesin votën për një provim.

Ditën e djeshme u zhvillua provimi i maturës për “Letërsinë”. Berisha publikoi në Facebook dy mesazhe të dërguara në adresë të tij.

Në mesazhin e parë thuhet se dy mësuese në funksion të PS-s, nxorrën kopjen e provimit të maturës, vetëm 10 minuta pasi filloi, në gjimnazin e Kavajës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesazhin e dytë thuhet se zyrtarë të Zyrës së Arsimit në Pukë i japin me telefon përgjigjet nxënësve që kanë premtuar të votojnë Partinë Socialiste, ndërsa një nxënësi që nuk pranoi të këmbente votën me provimin, e nxorrën jashtë me pretendimin se po përdorte kopjonte me telefon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?