Deputetët e Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm janë përballur me kontrollin e sigurisë të Parlamentit.

Kjo është bërë publike nga deputeti i PD, Edi Paloka, i cili tha se janë kontrolluar sikur të ishin terroristë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paloka: Zoti kryetar sot kur deputetët e opozitës hynë në sallën e parlamentit u kontrolluan sikur po kalonim në zonën…Ne jemi deputet nuk jemi as teroristë, as hajdutë, as kriminelë. Nëse ka nga ata i ke aty lart. Nëse ka frikë ai lideri juaj global nuk mund ta trajtoni deputetin si rreckë. Ai ta ketë të qartë se sado kontroll të bëjë aty këpucë kemi të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeparlamentari Ruçi tha se sapo do të bënte verifikimin pasi nuk ishte në dijeni.

Ruçi: Do ta verifikoj, nuk e di si është, sapo u njoftova.