FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët e opozitës i zënë pritë Ramës jashtë Kuvendit

Pas seancës se tensionuar në Kuvend, ku deputetëve të opozitës ju hoq e drejta e fjalës, deputetët e PD dhe LSI kanë dalë jashtë Kuvendit dhe kanë menduar t’i bëjnë një rreng Edi Rama.

Në traditën e Kryeministrit, pas seancës ka pasur prononcime për gazetarët që ndjekin punimet e Kuvendit. Ndërkohë sot, deputetët e opozitës janë grumbulluar jashtë sallës së Kuvendit duke pritur që kreu i qeverisë të shkonte te gazetarët. Më pas, deputetët e opozitës do të ndërhynin për të mos lejuar Edi Ramën që të fliste. Një vendim i tillë ishte si reagim i heqjes së fjalës së opozitës nga foltorja e Kuvendit.

Por Edi Rama duket se e ka kuptuar këtë skenar të opozitës dhe pasi ka qëndruar për më shumë se 10 minuta jashtë sallës së Kuvendit, u largua pa dhënë asnjë prononcim për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputetët e opozitës thonë se përderisa mazhoranca nuk lejon opozitën të flasë në Kuvend, as mazhoranca nuk duhet të flasë jashtë Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?