FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët e PD: Nuk është vendosur ende mbledhja e Këshillit të Mandateve

Anëtarët e PD në Komisionin e Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve u paraqitën në Kryesinë e Kuvendit, ku kërkojnë mbledhjen urgjente të këtij komisioni, pasi cdo minut që kalon, Edi Rama dhe Tahiri e shfrytëzojnë për prishjen e provave të krimit.

Deputeti i PD,  Eduard Halimi u shpreh se deri në orën 16:40 nuk ka ende asnjë afat për mbeldhjen e Këshillit të Mandateve. Ai komunikoi me mediat se Gramoz Ruçi i kishte deklaruar se kërkesat e Prokurorisë dhe dokumentet e kërkuara nuk kanë ardhur ende në Kuvend.

Pak orë më parë, deputetët e PD deklaruan se vonesat në procedura mund të sjellin fshehjen e provave. “Kërkojmë menjëherë që tani mbledhjen e Këshillit për Rregulloren Imunitetin dhe Mandatet, për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për arrestimin e Saimir Tahirit. Çdo minutë që kalon shërben për të shkatërruar provat e krimit që lidhin Tahirin me Edi Ramën. Çdo minutë që kalon i shërben krimit dhe është kundër drejtësisë dhe kundër qytetarëve. Ndaj i bëjmë thirrje Gramoz Ruçit që të fillojë menjëherë mbledhjen e Këshillit të Rregullores, Imunitetit dhe Mandateve për të shqyrtuar menjëherë, tani kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm”, u shpreh Eduard Halimi.​

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?