Deputetët e PD-së votuan Ruçin, Berisha: Kjo është shpallje lufte

Ish-kryeministri Sali Berisha, me ane te nje statusi ne “Facebook”, ka reagur pas mbledhjes se Kuvendit, ku u zgjodh kryeparlamentar Gramoz Ruçi.

Statusi i plote i ish kryeministrit ne rrjetin social:

Sot dita me e zeze per parlamentin pluralist shqiptar! Te dashur miq, zgjedhja e Gramoz Ruçit, ish ministrit te policise
kriminale terroriste politike te diktatures hoxhiste, perben nje dite te zeze ne historine e parlamentit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendosja nga neobllokmeni Edvin Kristaq Rama e Gramoz Ruçit, ish ministrit te sigurimit te shtetit ne krye te legjislativit shqiptar, eshte nje perdhosje per se vdekuri e shpirtit te dhjetra mijra burrave, grave, femijeve, te moshuarve qe u persekutuan u torturuan shtazerisht, u burgosen apo ekzekuan nga policia sekrete me terroriste e Pasluftes se Dyte Boterore, arma mizore ne luften e klasave e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendosja e Gramoz Ruçit ne krye te parlamentit shqiptar eshte de facto rehbilitimi nga neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama i vepres mizore te eterve te tij barabar dhe dhjetra akteve kriminale terroriste te policise se tyre sekrete.

Ky akt eshte nje shpallje haptas lufte ndaj qindra mijra shqiptareve, viktima te luftes se klasave, dhe te gjithe atyre qe luftuan per permbysjen e diktatures hoxhiste ne Shqiperi. Dita e sotme ishte dita me e zeze ne tere historine e pluralizmit shqiptar! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?