FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputetët e rinj: Tre të padiplomuar, një pa arsim të lartë

Të dhënat e nxjerra nga Instituti i Studimeve Politike nxorri në pah se parlamenti i ri ka tre studentë të padiplomuar ende dhe një deputet që s’ka arsim të lartë. Të tjerët deklaruan diplomim të rregullt në një ose më shumë fusha studimi.

Parlamenti i ri përbëhet në shumicë nga juristët, të cilët janë 36 dhe ekonomistët ose financierët, të cilët janë 31.

Deputetët që kanë më tepër se një fakultet, diplomën e dytë e kanë marrë, në shumicën e rasteve, në juridik, kryesisht në universitete private ose të qyteteve të tjera. Dy deputetë janë shkolluar jashtë vendit, një në Strugë dhe një në Hollandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Parlament gjithashtu na përfaqësojnë 13 mjekë, një farmacist, dy sportistë nga Akademia e Sporteve dhe dy artistë nga Fakulteti i Arteve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Studimi nga Instituti del në përfundimin se nuk është përmbushur nevoja e madhe që elitat tona politike kanë për njohuri të thelluara në çështjet juridike dhe në çështjet ekonomike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?