Deputetët gjermanë takojnë Vuçiç: Nuk ka ndryshim kufijsh
Pas hedhjes në treg të ideve për ndryshim kufijsh, një delegacion i Bundestagut gjerman ka mbërritur dje në Serbi, për të zhvilluar takime me drejtuesit kryesorë politikë në këtë vend. Deputeti Johann Wadephul përfaqësues i CDU, grupi kryesor parlamentar në Bundestag, si dhe këshilltari i jashtëm i këtij grupi, Joachim Falenski, janë takuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Deputetët i kanë paraqitur Aleksandar Vuçiç qëndrimin gjerman në lidhje me ndryshimin e kufijve.
“Ne mendojmë se nuk është mirë të vizatohen kufij të rinj mes Kosovës dhe Serbisë. Qëndrimi i Gjermanisë është që dy palët duhet të diskutojnë dhe të gjejnë zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës, por ne nuk do të ndryshojmë qëndrimin në lidhje me kufijtë”, ka thënë deputeti gjerman, Johann Wadephul, raporton televizioni serb “N1”.
KOHA JONË SONDAZH

