FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti demokrat i sulet kritikëve të Bashës: PD më mirë të shuhet fare sesa të ‘reformohet’

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka sulmuar ashpër kritikët e Lulzim Bashës, në një kohë kur brenda selisë blu do të mbahen edhe zgjedhjet për kreun e ri.

Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Strazimiri thekson se pretendimi për një PD të ‘reformuar’ nuk i duhet askujt.

MESAZHI I STRAZIMIRIT

Swiss Digital Desktop Reklama

Di të them vetëm se:

Swiss Digital Mobile Reklama

O nisesh për të mirën e PD dhe të vendit, o ia shkel syrin mjerove haremit të qeverisë që të simpatizojnë, promovojnë, sponsorizojnë…

Një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelit të mjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!

Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, E NEVERITSHME po aq sa mjero-politika, mjero-interesat, mjero-media, mjero-demokracia që po na le PA ATDHE!

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?