Deputeti demokrat “shtyn” Bregun drejt Ramës: Urojmë të na marrë dhe Patozin

Agron Shehaj është deputeti më i ri i PD-së i pari në listën e Vlorës. Por angazhimin e parë politik si deputet qarku ai e ka fokusuar në diversionin ndaj ish deputetëve kritik të Bashës.

Po flasim për Majlinda Bregun dhe Astrit Patozin. Në një postim në rrjetin e tij social, Shehaj i është referuar thashethemeve të gushtit për të sulmuar Majlinda Bregun ndërsa shkruan sot: “Obobo Rama mori Majlinda Bregun. Urojmë që shumë shpejt të na marrë edhe Astrit Patozin”. Ironia e Shehajt duket se nuk është krejt pa bazë në logjikën e tij personale kur i referohesh të shkuarës së tij fjala vjen 3 vite më parë.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?