Deputeti i Bashës akuzon komisionerë demokratë: U shitën
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit komisioneri i PD-së ka qenë i shitur tek Partia Socialiste.
“Komisionari i PD-së i blerë nga PS. Kur vidhen votat në këtë masë, humbin qytetarët sepse do të përfaqësohen në parlament nga njerëz që nuk e meritojnë të jenë atje”, ka thënë Balliu në intervistë.
Gjithashtu në intervistën për Report Tv ai ka theksuar se votat janë blerë në masë, duke shkaktuar edhe humbjen e PD-së.
Komisionerët janë struktura drejtuese e seksioneve dhe grupseksioneve, militantë të cilët përbëjnë pjesën kryesore ku mbështetet Partia Demokratike.
Ndërkohë që Klevis Balliu kërkon të gjejë një përgjigje për humbjen e tij duke akuzuar shitjen e komisionerëve. Deputeti i Bashës që u bë qesharak në fushatë tani ka gjetur edhe “armiqtë” në parti.
Ai nuk jep një përgjigje për dështimin dhe skandalet e tij por akuzon militantët e Partisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

