FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i LSI: Derisa sindikatat luajnë rolin e “këlyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtarët janë jetimë! 

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu reagon pas deklaratës së Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Ndërsa u arrit marrëveshja, KSSH-ja akuzoi LSI e disa OJQ se tentuan të manipulojnë naftëtarët, ndërsa Përparim Spahiu thotë se sindikatat luajnë rolin e këlyshëve të qeverisë.

Ai tha se ndonëse LSI-ja nuk e udhëhoqi atë protestë, nuk hiqte dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e këtyre punonjësve!

STATUSI I PLOTE

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për sa kohë që sindikatat luajnë rolin e “këlyshit” të qeverisë, minatorët e naftëtaret janë jetimë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Do doja shumë që LSI dhe opozita të ishte në ballë të atij marshimi, por për fat të keq nuk jemi!

Nuk heq dorë nga miratimi i statusit si garanci supreme që ndalon keqtrajtimin e këtyre punonjësve!

Këlyshet dhe padronët e tyre qeveritarë janë kundër naftëtarëve dhe minatorëve. Opozita duhet të vihet te ballë të tyre….”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?