Deputeti i LSI: Qeveria favorizon miqtë me fonde që u heq kompanive ”armike”
Deputeti i LSI-së, Viktor Tusha ka lëshuar kritika në ndryshimet e Buxhetit të 2017-ës. Sipas tij, kjo po realizohet me heqjen e fondeve disa kompanive “armike” të qeverisë, siç i cilësoi ai dhe dhënien e tyre disa të tjerave, “mike” të saj. Tushaj foli jashtë Kuvendit, pasi në seancë atij nuk iu dha fjala nga kryeparlamentari Ruçi.
“Unë jam këtu për t’u paraqitur banorëve të Lezhës, nismën e qeverisë , e cila me një akt normativ favorizon ato kompani mike dhe aleate të qeverisë duke ua hequr disa fonde atyre që jaën “armike” të qeverisë, për të jusfitikuar fondet tek OSHEE-ja dhe administruar në mënyrë korruptive këto fonde. Do të dalin të gjitha kompanitë që janë në radhë për të marrë fondet që do t’u hiqen të tjerave, por nuk mundet që qeveria me një akt normativ, sot kur nuk ka kushte emergjente, të veprojë ëkshtu. Shumë mirë mund të ishte planifikuar në kushte normale. Alokohen fonde për përmbytjet në SHBA dhe shumë mirë bëhet , por kur ka emergjencë Shqipëria për zjarret, nuk gjenden fonde”,-u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

