FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i Partisë Demokratike: Koalicioni me PS i pamundur

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për një koalicion të mundshëm mes PS dhe PD gjatë qeverisjes së katër viteve të ardhshme.

Boçi e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se kjo është një zhurmë mediatike dhe nuk ka asgjë konkrete.

Në një intervistë për “Dita”, deputeti tha se është absurde që një forcë politike, e cila ka fituar shumicën në Parlament e vetme, të kërkojë koalicione.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një koalicion i përfolur pa ndonjë bazë konkrete. Më shumë mediatik se sa politik, i cili i referohet relativizimit të gjuhës politike të kryeministrit se sa një dokumenti politik konkret. Është absurde që një forcë politike e cila ka fituar e vetme shumicën e vendeve në parlament të kërkojë koalicione. Boshllëkun e fitores së saj nuk e mbushin koalicionet, por vërtetësia e votës e cila sot është nul. PS nuk mund të pagëzohet në lumin e PD”, theksoi Boçi./

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?