Deputeti i Partisë Demokratike, opozitë ambasadorit Amerikan, Donald Lu

Dikush duhet t’i thotë Lulzim Bashës që të orientojë siç duhet deputetët që ka zgjedhur, ose t’u dalë për zot deklarimeve dhe thagmave që ata lëshojnë në publik dhe rrjetet sociale. Sepse qëndrimet e tyre edhe kur janë personale, lidhen dirket me PD dhe me Lulzim Bashën.

Rasti më i fundit është ai i deputetit të ri të PD-së Myslym Murriz.

I kërkon llogari diplomatit e SHBA në Tiranë se përse i ka dërguar një letër falënderimi Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe Ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, të cilat nuk do të jenë më në detyrë. Është një letër kortezie, që për shkak të raporteve të veçanta që ka Departamenti i Shtetit me Ministrinë e Mbrojtjes së një vendi të NATO-s është mëse normal.  Deputeti i PD-së ironizon diplomatin me letrën e falënderimit duke i kërkuar sqarime se përse duhet që një ambasador të falënderojë ministra që janë akuzuar për abuzime. Deputeti rendit gjithë ministrat e kabinetit “Rama 1” dhe kujton se mbi ta ka akuza për drogën dhe koncesionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht, deputeti i Bashës e pranon vetë se “nga kjo puna e “diplomacisë”, nuk ja qëlloj fare…”.  Problemi është se Basha, si ish-ministër i Jashtëm dhe politikanë me përvojë duhet ta dijë se një ligjvënës nuk mund të flasë kuturu duke bërë insinuata të rrezikshme. Një diplomat është në të drejtën e tij të shpreh vlerësimin për bashkëpunimin që një institucion shqiptar, ka me institucionet e shtetit të tij. Debati se çfarë biografie kanë ministrat nuk i kërkohet diplomatit amerikan. Të mos harrojmë se janë të njëjtët ministra me të cilët PD bashkëqeverisi dhe po bashkëqeverisë ende. Demokratët nuk i shqetëson fakti se ndan pushtet më ata që i akuzuan vet, por shqetësohen pse një diplomat falënderon institucionet shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë qeveri që është sot, më shumë se qëndrimet e ndërkombëtarëve, madje më shumë edhe se vota e shqiptarëve, e mbajti në pushtet pikërisht Partia Demokratike me marrëveshjen që bënë më 17 maj.

Për shkak se marrëveshja Rama-Basha ende nuk dihet se kur përfundon në PD janë në siklet se ndaj kujt të bëjnë opozitë. Këtë dilemë ua zgjidhën shqiptarët në 25 qershor. I lanë të bëjnë opozitë ndaj Edi Ramës, jo ndaj Ambasadorit Amerikan.

Qamil Xhani

Statusi në ‘Facebook’ deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi:

U  “emocionova” shumë nga letra falenderuese e z Lu për Tinen dhe Mimin!!!!!!!!!! Sot po prisja qe të falenderonte Edin, Mozin, Mirin, Damin, Ditën e arsimit dhe Benin me Blendin.

Por ndoshta këto i ka falenderuar me telefon, meqënese shkrin fare ministrinë e Tinës së dashur, dhe shkarkuan Mimin, qe ja “beri” rrup sup Greqise. Ishalla nuk harron pa falenderuar dhe Mirin e pare te rendit, dhe aman te keqen se po e perjeton shum keq mos falenderimin Beqaj!!!!!!

Sa per Gerten e shëndetesise, mos u harxho z Ambasador, se ate e ka merak Rama vete. Për Lela Kumbaron, po ke falenderuar Edin i ke kryer te dy se kusherinjë janë, dhe te mirkupton Ajo, pa merak.

Kur ta gjesh kohen z Ambasador, futi dhe nje te falenderuar edhe dy Mondave të LSI, se edhe ata te “shkretë”, u shqyen keto kater vite qe iken, sa ne nje tender, ne nje tjeter. Këta të policisë që kane 3 vjet qe u “torturuan”, duke mbjelle, ruajtur, korrur, transportuar, dhe shitur HASHASH, leri fare se ne fund te fundit, DETYREN kane bere!!!!!!!!

Megjithese edhe keta “shejtaner” kane futur ne burg plot fukarenj qe nuk paguanin dritat, ujin, qe rregullonin dyer e dritare pa leje, dhe kete javen e fundit , jane hedhur ne ” AKSION” te madh bile!!!!!! Një pyetje kam, sepse nga kjo puna e “diplomacise”, nuk ja qëlloj fare?????

Ore ne këto vendet e tjera ish-komuniste, kush i falenderon ministrat qe vjedhin me tendera, qe grabisin me koçensionet, qe trafikojne drogën, qe perzene ne azil qindra minjera qytetare te vendeve te TYRE???????? Apo nuk ka vend tjeter ish komunist, qe te jete ne kete lloj DEREXHEJE si SHQIPERIA, dhe nuk kane  “shumë” nevonje per falenderime ATA??????

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?