Deputeti i PD: Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar, pse jam kundër dorëheqjes

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD si dhe deputeti i ardhshëm, Enkelejd Alibeaj komentoi humbjen e PD si dhe garën për zgjedhjen e kreut të PD. I pyetur për votimin në mbledhjen e Kryesisë së PD ku u vendos që të garojë Basha me Selamin, Alibeaj tha se rendi ishte i përcaktuar dhe nuk mund të ndryshohej me kërkesa të tjera që kërkuan disa nga anëtarët.

“Nuk isha unë që mbaja numrin e votave. Ajo që ka ndodhur është se kishte një mbledhje me rend të përcaktuar. Pra ishte përcaktimi i kandidaturave dhe përcaktimi i komisionit elektoral. Por disa kërkuan që të futej një pikë e tretë. Ishte një mbledhje që kishte marrë spunto nga 22 korriku. Pra ne 22 korrik kreu i Partisë i nënshtrohet zgjedhjeve. Unë isha kundër ndryshimit të rendit të ditës. Kërkesa ishte e nënshkruar dhe mund të bëhet kërkesë tjetër për mbledhje kryesie. Në pikën shtesë kërkohej shtyrja e zgjedhjeve dhe të behej një analizë”- tha Alibeaj.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me vetëngrijen e funksioneve të Lulzim Bashës, Alibeaj tha se Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar dhe se është kundër dorëheqjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dorëheqja është bishtnim i përgjegjësisë. Basha dhe Selami do shkojnë para anëtarësisë për gjykim. Nuk duhet dorëheqje për sa kohë është vota ‘një anëtar një votë’. Unë mendoj se është zgjedhje e mirë vetëngrirja e funksioneve të Bashës. Basha është ‘vetëngrirë’ për t’u gjykuar. Sipas statutit kreu i PD qëndron në detyrë deri në zgjedhje. Nëse shkaku i vetëm i humbjes së PD do ishte lista e kandidatëve, Basha ka përgjegjësi. Unë mendoj se humbja e PD nuk ishte vetëm për shkak të listës” –tha Alibeaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?