Deputeti i PD: Bashën nuk e pranoi si kryetar, është si Enveri

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka thënë në një intervistë për emisionin “Fol me mua” në RTSH, se nuk do të lejojë që kryetari i PD-së, Lulzim Basha të vjedhë zgjedhjet brenda partisë. Ai deklaroi se do ta refuzojë ta njohë Bashën si kryetar partie nëse farsa e zgjedhjeve brenda partisë do të përmbyllet më 22 korrik.

“Refuzoj t’i quaj zgjedhje këto që do të bëhen brenda PD-së. Po të ishte garë e ndershme, jam i pari që do rreshtohem si ushtar i partisë së Bashës. Unë nuk kam pranuar vjedhjet e votave të Edi Ramës si kundërshtar , e jo më të pranoj të vidhen zgjedhjet në shtëpinë time,” tha Cara.
Deputeti i Durrësit, i cili u la jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga Basha shprehet se edhe diktatori Enver Hoxha vendimet e rëndësishme i merrte me njerëz të afërt dhe asnjëherë vetëm siç bëri Basha.

“Sali Berisha e ka mbledhur gjithmonë kryesinë sa herë ka pasur lista. Po si mund të ndodhi pas 27 vitesh demokraci, ku kam përshtypjen që Enver Hoxha dhe Nexhmija nuk i bënin listat vetëm pa patur një konsultë. Të më bësh një listë deputetësh dhe mos e paraqitësh në kryesi. Pse duhen fshehur listat. Ne jemi parti legale, nuk jemi parti komuniste”, deklaroi Cara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?