Deputeti i PD: Heshtja e Berishës kthim pas për PD, Selami të mos tregohet naiv

I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ish-deputeti Igli Cara shprehet se zgjedhjet per Kreun e PD janë një farsë, duke vendosur gishtin tek Lulzim Basha për humbjen e PD në zgjedhje.

Ai i bëri thirrje Eduart Selamit se po tregohet shumë naiv në një garë e cila sipas tij nuk është aspak e ndershme. Sipas tij demokratët që munguan në zgjedhjet e 25 qershorit kanë refuzuar oferëtn e Bashës.

Sipas tij në PD mungoi debati konstruktiv dhe koordinimi. Sipas Carës, Basha u bë mbështetës që Rama të ishte për 4 vitet e ardhshme sërish kryeministër i vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam pasur disa takime me zotin Basha, por nuk ishin konstruktive bisedat mes nesh.Cfare nuk shkoj me cadren, patem 3 muaj me deklarata te forta, ndodhi që nuk patëm mundësi dhe koordinimi dhe vendimet kolegjiale munguan. Këto shërbimet me ministritë teknike nuk dhanë asnjë ndihmese në zgjedhjet dhe rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh Cara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si ishin zgjedhjet?
Zgjedhjet sado që të thuash se janë të manipuluara, për aq kohë sa nuk kemi fakte nuk mund të flasim hapur se ka patur raste korruptive në zgjedhjet e 25 qershorit.Votat për Partinë Demokratike patën një rënie të madhe, dhe kjo është bashkëfajtorësi dhe e Bashës.Ne nuk po luanin për forcën e parë politike, por me vendin e tretë, konkretisht me

LSI.Por ne harruam parësoren, harruam kundërshtarin tonë politik prej 27 vitesh, kjo nuk u konsiderua nga Partia Demokratike.

Sipas ish deputetit fajtore për humbjen e PS nuk ishte lista por i gjithë aksioni ishte një dështim. Sipas tij lideri i dobët nuk mban përgjegjësi dhe Basha e ka bërë këtë.

“Zoti Basha nuk arriti të krijonte një ekip të tij, që të sillte frymë ndryshe. Fajtore nuk është lista, por i gjithë aksioni ishte një dështim, pra Basha dështoj së bashku me grupin e tij.Zoti Berisha i la një parti të bashkuar?

Ka dy momente kur humbëm, këtu e mori faturën Berisha. I ndjeri Olldashi i pranoj zgjedhjet për hirë të bashkimit të Partisë Demokratike në 2011.

Lideri i fortë dhe lideri i dobët, Olldashi pranoi humbjen për ndër të partisë sonë. Lideri i dobët nuk mbanë përgjegjësi dhe Zoti Basha e ka bërë këtë, të paktën të kishte dhënë dorëheqje për një muaj nga drejtimi i partisë”, u shpreh Cara.

Kush humbi zgjedhjet Basha apo Berisha?

Zoti Berisha ka thënë shumë herë që nuk jam më kryetari i partisë, por vetëm një deputet i thjeshtë i zgjedhur nga zgjedhësit dhe votuesit. Heshtja e Berishës e dëmton PD, por le të flas dhe mos të japë asnjë përkrahje, zëri i Berishës e ndihmon PD, heshtja është kthim pas për PD.

Sa i përket Eduart Selamit ai u shpreh se nuk duhet të tregohet naiv përballë një gare false. “Selami nuk duhet të luaj rolin e farsës. Selami të ketë parasyshë rregullin e lojës dhe mos të jetë kaq naiv.

Ne nuk jemi përcarës, jemi me PD. Duam të respektohet statuti dhe të lejohen fraksionet, CDU e ka zërin kritik”, tha ai.

Cara në fund të intevistës u shpreh se nuk i ka humbur shpresat dhe pret që Basha të reflektojë. “Nuk i kam humbur shpresat, por shpresoj se edhe Basha të refletoj dhe te japë atë që duhet.

Kokëfortësia e tij është demtuese për anëtarësinë e PD, ndërsa jeten e vet ai e ka të rregulluar. Alternativa ime e pare eshte vetem PD, dua që partia të jetë e shëndetshme dhe të kenë shpresë mbështetësit e saj”, përfundoi Cara.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?